VIDEO/ Pajaziti “hesht” kundërshtarin në ndeshje direkte, djaloshi kuqezi gjen rrjetën e parë

Adrion Pajaziti është bërë protagonist ditën e sotme në javën e 30-të të kampionatit kroat. Mesfushori i Kombëtares shqiptare gjeti rrjetën me skuadrën e Goricës në transfertë.

Këta të fundit po përballen me Osijekun, sfidë që ka startuar në orën 16:00. I gjendur brenda zonës në një aksion të ekipit të tij, Pajaziti arriti të tundë rrjetën në minutën 31-të.

Ky ishte goli i parë i 22-vjeçarit kuqezi këtë sezon me fanellën e Goricës, ku ka regjistruar 18 paraqitje. Pajaziti bëri debutimin e madh me Kombëtaren shqiptare në mars ndaj Anglisë në “Wembley”.

Lajme të tjera |  “Në Greqi ishim minus zero, jam rritur pa ushqime”, rrëfimi i Uzunit për MLS: Në SHBA edhe që njerëzit ta njohin Shqipërinë për gjëra të mira

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us