VIDEO / Pak orë pas rikthimit në shtëpi, Egla debaton me Françeskën: Je një kukudh

Meriton Mjekiqi dhe Egla Ceno janë dy banorët që u rikthyen mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ndërsa Ilnisa Agolli la përfundimisht garën dhe mundësinë për të fituar çmimin e madh.

Megjithatë, edhe pse ka vetëm pak orë që është ribashkuar me banorët e tjerë, Egla ka shpërthyer në ofendime ndaj Françeskës.

Pjesë nga debati:

Egla: Miss-et kështu përgjigjen

Françeska: Nuk dua, se ky është ambienti im

Egla: Kështu përgjigjen miss-et

Françeska: Kështu përgjigjet Françeska

Egla: Kush është Françeska? Një copë mishi me dy sy kam idenë

Françeska: Ashtu?

Egla: Po

Françeska: Me thënë të drejtë të gjithë jemi një copë mishi me dy sy

Lajme të tjera |  Parashikimi i horoskopit 14 maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Egla: Po ti më shumë shpirti

Françeska: Dikush më shumë, dikush më pak

Egla: Je një palluqe që ecën me dy këmbë

Françeska: Faleminderit

Egla: Që i vjen dhe goja erë për më tepër

Françeska: Faleminderit

Egla: Puçrrat të paskan ikur, ça ke përdorur?

Françeska: Kam qenë larg teje

Egla: Nuk je një gocë e mirë

Françeska: Pse?

Egla: Sepse nuk je

Françeska: Nuk ke arsye fare

Egla: Je një kukuth

Françeska: Uaa do qaj më the kukuth, ooo vdiqëm. Ja u rikuperuam kaq shpejt, tani ec. Mu zhduk se nuk ta duroj dot këtë surrat.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us