Egnatia 0 – 0 Partizani
Ka përfunduar përballja mes Egnatias dhe Partizanit mbrëmjen e sotme në “Arenën Kombëtare”. Skuadra rrogozhinase do të jetë finalistja e dytë e “Final 4” që do të përballet me Vllazninë.
Sfida e sotme mes Egnatias dhe Partizanit përfundoi në barazim pa gola, por në një renditje më të lartë se të kuqtë, rrogozhinasit kanë arritur të kalojnë në finale. Egnatia do të ndeshet me Vllazninë më 12 maj.
46’ Nis pjesa e dytë
45’ Akordohet 1 minutë shtesë
34’ Eleke kërcënon Egnatian, por goditja nuk është aq e saktë
1’ Starton përballja në “Arenën Kombëtare”
FORMACIONET ZYRTARE:
EGNATIA: Dajsinani, Xhemajli, Sota, Alijev, Fangaj, Aleksi, Zejnullai, Fernando, Ujka, Lushkja, Guindo. Trajner: Edlir Tetova
PARTIZANI: Qirko, Bytyçi, Preka, Domgjonaj, Buxhelaj, Sembene, Mehmeti, Kote, Keko, Bintsuka, Eleke. Trajner: Skënder Gega
Superiore: Gjysmëfinale e “Final 4”
Stadiumi: “Arena Kombëtare”