(VIDEO) Patronazhistët ja fusin vrapit, Braçe përplaset me gazetaren

Një zyrë elektorale e padeklaruar e Partisë Socialiste është zbuluar nga grupi i xhirimit të Syri TV në rrugën Marko Boçari në Tiranë. Zyra nuk kishte asnjë logo, nuk figuron e regjistruar në KQZ dhe ndodhet brenda një rrezeje prej më pak se 150 metrash nga një qendër votimi, gjë që përbën shkelje ligjore.

Sapo kanë parë kamerat, personat brenda zyrës – të cilët identifikohen si patronazhistë dhe funksionarë publikë – janë larguar me nxitim. Gazetarja Ambrozia Meta ka filmuar momentin kur ata dalin me vrap, ndërsa më pas ka pasur një përplasje verbale me deputetin socialist Erjon Braçe, i cili u kthye në zyrën që ndërkohë ishte boshatisur. VIDEO KËTU

Lajme të tjera |  Rama thirrje nga selia e PS: Votoni, votoni, votoni! Është detyrë qytetare dhe patriotike

Braçe, i cili është kandidat në listë të hapur për PS-në në këtë zonë, deklaroi se nuk njihte asnjërin prej personave që po punonin në emër të tij. Ngjarja ka alarmuar opozitën, ndërsa kandidatë të PD-së dhe policia kanë rrethuar zyrën e dyshimtë, duke kërkuar ndërhyrje ligjore për shkeljen e rregullave të fushatës.

 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us