VIDEO/ “Perlë” nga këmbët e Myrto Uzunit, gol me vlerë kualifikimi në Amerikë

Myrto Uzuni është rikthyer sërish te goli me skuadrën e Austin në Amerikë. Sulmuesi shqiptarë ka gjetur rrugën e rrjetës në sfidën që Austin zhvilloi ndaj El Paso.

Një përballje që është fituar nga skuadra e Uzunit me shifra 3-2 dhe ku lojtari i Kombëtares shënoi një nga golat vendimtarë për kualifikimin e skuadrës së tij në Kupën e Amerikës.

Uzuni tundi rrjetën e kundërshtarëve në minutën e 76-të për të barazuar përkohësisht rezultatin në 2-2. Një “perlë” në kufijtë e zonës që do të ngrente në këmbë të pranishmit.

Ndërkohë në minutën e 80-të do të shnëonte një nga shokët e tij të skuadrës dhe në këtë mënyrë Austin do të kualifikohej në fazën e 1/8-ave të Kupës se Amerikës. Kujtojmë se ky është goli i tretë për Uzunin me Austin që prej transferimit.

Tags:
Lajme të tjera |  Jo vetëm Barcelona, në Itali “çmontojnë” gabimet trashanike të Marciniak kundër Interit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us