VIDEO/ Përmbysje e çmendur, Barcelona del “e gjallë” me 3 pikët nga “ferri” i Valladolid

Barcelona arriti të realizonte me sukses misionin në Valladolid, 3 pikët. Edhe pse në letër u mendua se ndeshja nuk do të ishte shumë e vështirë, fusha tregoi krejt të kundërtën.

Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit me Sanchez, minuta e 6’. Presioni i Barcelonës në pjesë e parë nuk ishte në gjendje të gjente rrugën e rrjetës. Futja në lojë e Lamine Yamal dhe Raphinha ndryshoi tonin te Blaugranët.

Pikërisht sulmuesi brazilian Raphinha barazoi shifrat (minuta e 54). Pak çaste më vonë erdhi edhe përmbysja e madhe me Fermin Lopez.

Diferenca aktuale me Real Madrid ka shkuar në 7 pikë, ndërsa dueli i radhës në La Liga do të jetë pikërisht me “Galaktikët”, aty ku do të vendoset shumëçka rreth titullit në Spanjë.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Manaj dhuron spektakël në Turqi, i shënon gjigandëve të Galatasaray

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us