VIDEO/ Përmbysje e çmendur në “San Siro”, Milani mposht Bolognan dhe mban “gjallë” ëndrrën për Championsin

Milani ka arritur të regjistrojë fitoren e tretë radhazi në Serie A, duke mposhtur mbrëmjen e sotme Bolognan. Ekipi kuqezi i Conceicaos arriti të fitojë me përmbysje ndaj miqve me shifrat 3-1.

Në fillimin e pjesës së dytë, ishte Orsolini që i dha epërsinë bolonjezëve. Më pas Milani arriti të përmbysë shifrat në “San Siro” me dy gola të realizuar nga Gimenez dhe një të Pulisic.

Kjo fitore mban gjallë shpresat e Milanit për zonën Champions, duke u gjendur 3 pikë larg Juventusit. Nga ana tjetër, Bologna mbetet në vendin e 7-të me 62 pikë të grumbulluara.

Goli i Gimenez

Lajme të tjera |  “Yamal dhe Pedri nuk do të luanin kurrë në Itali”! Kritika e madhe nga trajneri në Itali: Mentaliteti ynë është i gabuar

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us