VIDEO/ Po bën xhiron e rrjetit, tifozët e Interit kthehen në stadium pas golit të shënuar nga Acerbi

Interi arriti të bëjë një përmbysje fantastike mbrëmjen e djeshme ndaj Barcelonës në “San Siro” në gjysmëfinale të Champions League. Zikaltrit arritën të mposhtnin katalanasit me shifrat 4-3, ku një prej golave më të rëndësishëm ishte ai i barazimit nga Francesco Acerbi.

Një video që ka qarkulluar në media po bën xhiron e rrjetit. Kur Raphinha shënoi golin e tretë, shumë tifozë të Interit lanë ambientet e stadiumit pasi shpresat për rikthimin e rezultatit u “shuan”.

Por pasi tifozët u njoftuan se zikaltrit barazuan shifrat me Acerbin, u kthyen edhe një herë në “San Siro” për të ndjekur vazhdimin e ndeshjes, gjë që shihet në video.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Atletico bën blerjen e bujshme, sulmuesi transferohet në Madrid

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us