VIDEO/ Postoi në “Tik Tok” duke bërë “drift” në dëborë, shoqërohet në komisariat drejtuesi i “Benz-it” në Dibër

Policia e Dibrës ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e “benzit” me inicialet E.T., i cili qarkullonte duke kryer manovra të rrezikshme në zonë të banuar duke rrezikuar jetën e këmbësorëve. Po ashtu policia njofton se drejtuesi në fjalë është ndëshkuar me 40 000 lekë. Mësohet se ishte vetë shoferi që bëri video dhe e publikoi në rrjetin social “Tik Tok”.

Njoftimi:

‘Dibër

Nuk respektoi udhëzimet e Policisë për të vendosur zinxhirë në gomat e automjetit  dhe qarkullonte duke kryer manovra në dëborë në zonë të banuar duke rrezikur jetën e këmbësorëve dhe përdoruesve  të tjerë të rrugës, si dhe bëri video dhe e postoi në rrjetin social “Tik-Tok”, Policia shoqëron në Komisariat dhe ndëshkon me masë administrative drejtuesin e automjetit. Patrulla e Policisë Rrugore, pas shoqërimit në Komisariat të shtetasit E.T, së bashku me automjetin e tij, e kanë ndëshkuar me masë administrative 40 000 lekë, bazuar në nenin 139 të Kodit Rrugor. Drejtoria Vendore e Policisë Dibër fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.’

Lajme të tjera |  Emigrant, i padëshiruar dhe milioner: Historia e gjyshit gjerman të Donald Trump

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us