VIDEO/ Protagonist në gjysmëfinalen e Kupës, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare gjen golin me Benfican

Adrian Bajrami është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Benfica fitoi në shtëpi përballë Tirsense. Sfida e e dytë gjysmëfinale e Kupës së Portugalisë, përfundoi 4-0, pasi Benfica fitoi sfidën e parë 5-0.

Pikërisht në fitoren e sotme 4-0, Bajrami gjeti rrugën e rrjetës duke qenë një nga protagonistët e kualifikimit. Në minutën e 74-të, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare shënoi pas një aksioni të nisur nga goditja e këndit.

Pas shumë kohësh aktivizimi në Benfica B, duket se këtë sezon 23-vjeçari ka fituar besimin duke qenë pjesë e ekipit A. Këtë besim, futbollisti shqiptar ua shpërbleu me gol dhe paraqitje mjaft pozitive.

Goli i Adrian Bajramit

Lajme të tjera |  Shtyrja e sfidës Atalanta-Lecce në leverdi të Gjimshitit, shqiptari lë pas dëmtimin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us