VIDEO/ Protagonist në golin e Comos, Vojvoda i shkëlqyer mposht portierin serb

Aktualisht po zhvillohet përballja mes Comos dhe Torinos e vlefshme për javën e 32-të të Serie A. Në sfidën e sotme, mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës Mërgim Vojvoda, e ka nisur si titullar.

30-vjeçari shqiptar është bërë protagonist në pjesën e parë për skuadrën liqenore pasi arriti të asistojë në golin që zhbllokoi sfiën. Ishte Douvikas me kokë që arriti të mposhtë portierin serb Milinkovic-Savic, pasi u shërbye në mënyrë të shkëlqyer nga Vojvoda.

Në 4 paraqitje për skuadrën e Comos, mbrojtësi shqiptar ka statistika të shkëlqyera pasi ka shënuar një gol dhe ka asistuar dy herë.

Asisti i Vojvodes

Lajme të tjera |  Mungon vetëm zyrtarizimi, Vllaznia rikthen për herë të dytë në Shkodër “djalin” e shtëpisë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us