VIDEO/ PSG merr një fitore me aromë titulli , paraqitje brilante nga Achraf Hakimi

Paris Saint-Germain ka marrë një fitore të rëndësishme drejt rrugës për titullin kampion në Francë. Parisienët kanë mposhtur Lyonin në transfertë me rezultatin 3-2.

Një sfidë jo e lehtë për miqtë e Enriques, të cilët u gjetën jo pak herë në vështirësi. Achraf Hakimi dy herë dhe Dembele i përhershmi i dhanë fitoren PSG-së. Ndërsa për vendasit realizuan Cherki dhe Tolisso.

Skuadra e drejtuar nga Enrique kryeson tabelën e Ligue 1 me 59 pikë të grumbulluara, plot 13 të tilla larg kundërshtarit më të afërt. Ndërsa Lyon pozicionohet në vendin e gjashtë.

Goli i dytë i Hakimit

Lajme të tjera |  Atletico Madrid “zbarkon” te Barcelona, kërkon yllin e katalanasve për të përforcuar ekipin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us