VIDEO/ Qazim Laçi FANTASTIK, mesfushori shqiptar ‘ngre’ në këmbë tifozët e Sparta Pragës

Qazim Laçi ka shënuar eurogol në kampionatin çek. Shqiptari ka realizuar një perlë nga faulli jashtë 16 metërshit, edhe pse fati e ka ndihmuar.

Laçi pas asistimit të bukur në fundjavë në derbin e vogël të Pragës, tashmë ka realizuar në ndeshjet e mesjavës në LFA. Sparta e mesfushorit të Kombëtares po kryeson pjesën e parë 3-1 kundër Karvinës.

Shqiptari gëzoi pamasë tifozerinë vendase si dhe stolin e Sparta Pragës. Me siguri, ekipi i legjionarit do të fitojë këtë sfidë, por forma e mesfushorit shqiptar po impresionon çdokënd në vendin lindor.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Federata i beson ende, trajneri 51-vjeçar rinovon kontratën me kombëtaren

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us