VIDEO/ Qazim Laçi, Krasniqi dhe Tuci përfshihen në 2 gola, kampionët e Çekisë shkëlqejnë në Champions League

Sparta e Pragës, triumfoi me rezultatin 4-2 ndaj Shamrok Rovers, në duelin e kthimit të vlefshëm për raundin e dytë të Champions League, ku protagonistë u bënë 3 futbollistët shqiptarë, Qazim Laçi, Ermal Krasniqi dhe Indrit Tuci.

I pari që “rrëmbeu skenën” ishte Laçi, i cili në minutën e 41-të, asistoi për golin e dytë të shënuar nga Ros.  

Në fragmentin e dytë të lojës, më konkretisht në minutën 71-t, ishte radha e dyshes tjetër shqiptare të Spartës së Pragës, Tuci-Krasniqi. 

Vetëm 2 minuta në fushë i mjaftuan Tucit, që të çonte në rrjetë një asist të Krasniqit, duke vulosur shifrat në 4-2.  Një kualifikim bindës ky i Spartës së Pragës, për në turin e tretë të Champions League. 

ASIST I QAZIM LAÇIT: VIDEO 

Lajme të tjera |  Protagonist që në sezonin e parë në Armeni, Erald Çinari shpallet kampion me Noah

GOLI INDRIT TUCIT ME ASIST TË KRASNIQIT: VIDEO

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us