VIDEO që po thyen rrjetin, Hygerta Sako e merr me modesti sherrin mes presidentit të Dinamos dhe Tefik Osmanit: Ndoshta nga emocionet

Vllaznia ëshët finalistja e parë e “Final Four”, pas fitores së mbrëmshme 2-1 përballë Dinamos. Por pas kësaj supersfide u shënuan edhe incidente, pasi presidenti i dinamovitëve, Adrian Bardhi goditi drejtorin sportiv të Vllaznisë, Tefik Osmanin.

Lajmin e dha pikërisht moderatorja Hygerta Sako në emisionin “Supergol”. Megjithatë, ajo ç’ka bën më së shumti habi është mënyra se si moderatorja e merr me modesti sherrin që agravoi në dhunë fizike.

“Presidenti i Dinamos ka goditur drejtorin sportiv të Vllaznisë, Tefik Osmanin. Ndoshta në emocion e sipër”, ishin fjalët që Hygerta Sako shoqëroi lajmin për incidentin. Ndërkohë video e këtij momenti po bën xhiron në rrjet.

Të shumtë janë ata që habiten me modestinë dhe normalitetin që moderatorja e trajton këtë temë.

 

Lajme të tjera |  Surprizojnë trajnerët Inzaghi dhe Flick, Interi dhe Barcelona rikthejnë “liderët”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us