Rama pati një komunikim edhe mbështetës të PS të cilët studiojnë ose punojnë jashtë vendit.
Njëra prej tyre ishte një studente mjekësie, e cila aktualisht ndodhet në Gjermani, ndërsa u shpreh se pas kryerjes së studimeve do të kthehet në vend për të kontribuar në sistemin e shëndetësisë.
Rama nuk i ka kursyer batutat teksa i ka thënë që duhet të kthehet ‘për kafen e mirë që kemi në Shqipëri dhe miqësinë’.
Studentja: Edhe pak, sa të mbarojnë këto zgjedhje do vi të jap kontributin tim në mjekësi, për Shqipërinë dhe Tiranë.
Rama: Hajde këtu të japësh kontribut për veten tendë, hajde këtu me diell, me kafe, me shoqëri, atje me kë bën muhabet? Hajde më thuaj ti.
Studentja: E ke thënë ti, me atë kafen e shpifur.
Rama: Epo s’është kafe ajo.