VIDEO/ Realizim “alla-Messi”, futbollisti shqiptar shënon SUPERGOL dhe “çmend” turqit

Eduardo Rroca ka arritur të shënojë një gol fantastik në sfidën që A. Keciörengücü po zhvillon në shtëpi ndaj Corum. Futbollisti shqiptar ka kaluar ekip e tij në avantazh 2-1 në minutën e 36-të.

Rroca shënon një gol “alla-Messi”. Një gjuajtje nga goditja e dënimit jashtë zone ka përfunduar në fundin e rrjetës së kundërshtarëve, duke “çmendur” tifozët turk.

Kujtojmë se ky është goli i dytë për shqiptarin në kampionatin turk në këtë sezon, ku ka luajtur 8 ndeshje. Ndërkohë ka mundur të dhurojë edhe një asist.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Etapë e re zhvillimi, Teuta prezanton presidentin e ri të klubit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us