VIDEO/ Rikthehet Armando Broja, sulmuesi i Kombëtares shqiptare merr minuta me Everton

Armando Broja është rikthyer. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka lënë pas dëmtimin dhe sot mori minuta në barazimin mes Evertonit të tij dhe skuadrës së West Ham.

Broja e nisi këtë sfidë nga stoli, teksa u aktivizua në minutën e 79-të. Sulmuesi kuqezi mori vendin e sulmuesit tjetër të Everton, Betos. David Moyes i beson kështu minuta shqiptarit direkt pasi kishte lënë pas dëmtimin.

Një lajm i mirë edhe për Kombëtaren shqiptare, pasi Broja është pjesë e listës së Sylvinhos. Ai pritet të jetë protagonist në sfidat ndaj Anglisë dhe Andorrës.

Lajme të tjera |  Shënoi golin e dytë në SHBA, Myrto Uzuni: Isha i uritur, punë e shkëlqyer ekipore

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us