VIDEO/ “Robt ja u q*fsha”, trajneri eskalon ndaj arbitrave: A keni gjak shqiptari?

Ekipi  i Rilindjes në Kosovë po kalon një moment shumë të vështirë në Ligën e Parë. Skuadra e drejtuar nga Faruk Statovci, nuk njeh fitore në kampionat prej 5 ndeshjes, ndërsa dje barazoi me Trepçën e Mitrovicës.

Pikërisht në ndeshjen e fundit përballë Trepçës, trajneri i Rilindjes, Faruk Statovci nuk ka qenë i kënaqur me arbitrim. Ai ka eskaluar në ofendime të rënda kundrejt arbitrave të ndeshjes.

“Marre more, marre ju koft. Ropt jau q*fsha. A keni more gjak shqiptar? Mos boni bre hajgare pash shpirtin e nanës”, dëgjohet të thotë tepër i revoltuar Faruk Statovci. Sigurisht ky reagim i tij, solli edhe kartonin e kuq.

Gjithashtu pritet që Komisioni i Disiplinës në Kosovë të marrë masa për trajnerin.

Lajme të tjera |  Milani TRONDITET pak ditë para finales, titullari i kuqezinjve lë fushën i dëmtuar

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us