Arinaldo Rrapaj është bërë protagonist ditën e sotme me një fitore të madhe në kampionatin ukrainas. Skuadra e shqiptarit, Kolos Kovalivka ka mposhtur Shakhtar Donetsk me rezultatin befasues 4-2.
Ish-mesfushori i Partizanit arriti të gjejë rrjetën e parë në kampionatin ukrainas që nga transferimi i tij në atë vend. I shërbyer nga shoku i tij i ekipit, Rrapaj arriti të shënojë një supergol nga jashtë zone.
Një fitore e madhe nga skuadra e 23-vjeçarit përballë një kundërshtari si Shakhtar Donetsk. Ekipi i Kolos Kovalivka pozicionohet në vendin e 10-të të klasifikimit me 27 pikë.