VIDEO/ Rritja e çmimit të ujit të pijshëm në Elbasan, një qytetar godet një nga këshilltarët socialistë!

Tensione në mbledhjen e këshillit bashkiak Elbasan.

Në videon e publikuar nga BW, një qytetar i cili po protestonte në lidhje me ngjarjen e çmimit të ujit të pijshëm, ka goditur një këshilltar të majtë.

Ndërkohë para fillimit të mbledhjes u zhvillua një protestë e këshilltarëve të opozitës dhe një grupi qytetarësh elbasanas kundër rritjes së çmimit të ujit të pijshëm.

Vendimi për rritjen e çmimit të ujit u mor nga këshilli bashkiak i Elbasanit.

Opozita e bojkotoi procesin e votimit dhe e cilësoi të paligjshëm.

Lajme të tjera |  “Të pres në Tiranë”, Rama reagon sërish ndaj Nigel Farage: Të këmbëngulësh në gabim është djallëzore

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us