VIDEO/ Rruga drejt Superiores sfidë për Pogradecin, barazimi ndaj Apolonisë me raste të dyshimta

Pogradeci barazoi ditën e sotme përballë Apolonisë në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë së Parë. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Gjorgjy Kyçyku”, përfundoi me rezultatin 1-1.

Në këtë ndeshje nuk munguan as rastet e dyshimta, me pogradecarët që pretenduan një penallti. Një nga lojtarët e “liqenorëve” u rrëzua në zonën kundërshtarëve, por ky rast u anashkalua nga kryesori Daniel Vrapi.

As nga dhoma e VAR-it ku ishin Erjon Bylykbashi dhe Olsion Yzeiraj nuk kishte sinjale për atë ç’ka pretendonte Pogradecit. Ndërkohë që lojtarët e këtyre të fundit “vërshuan” drejt kryesorit Vrapi duke protestuar.

Protestat nuk sollën asgjë në favor të Pogradecit, me rastin e dyshimtë që mbeti i tillë.

Lajme të tjera |  Kalendari “dënon” Tiranën, nuk ka shpëtim direkt nga rënia për bardheblutë në këtë sezon. Vetëm një llogari i…

Kujtojmë se Pogradeci ka objektiva madhorë këtë sezon dhe synon ngjitjen në Superiore. Momentalisht është në vendin e 6-të me 32 pikë, duke shpresuar të kapë Superioren nëpërmejet ndeshjeve “play-off”.

Rasti i pretenduar për penallti nga Pogradeci

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us