Napoli i Amir Rrahmanit për pak sa nuk arriti të fitojë me përmbysje ndaj Lazios së Hysajt. Takimi në Romë është mbyllur në shifrat 2-2.
Miqtë e Contes festuan si të çmendur golin e dytë që erdhi me autogol nga Marusic. Malazezi që para disa javësh spikati me gol nga asisti i legjionarit të lacialëve, kësaj here ishte protagonist për keq. Në minutën e 64-të fatkeqësisht mbrojtësi e dërgoi topin në portën e tij duke nisur festën e stolit napoletan që nuk zgjati shumë.
Isaksen kishte kaluar në avantazh vendasit që në minutën e 6-të. Po as festa e romanëve nuk mzgjati shumë. Super predha e Isaksen u barazua nga Raspadori 7 minuta më vonë.
Në fund për të mbyllur gjithçka në një barazim mendoi Dia. Ish-i i Salernitanës prishi festën e Antonio Contes dhe futbollistit dardan duke vulosur shifrat përfundimtare.
Goli i Isaksen
Autogoli i Marusic
Goli i Dia