VIDEO/ Shaqiri spektakolar në Zvicër, sulmuesi shqiptar udhëheq fitoren me goleadë të Baselit

Xherdan Shaqiri po kalon një moment të mrekullueshëm në karrierën e tij. Mesfushori zviceran me origjinë shqiptare, po udhëheq skuadrën e Baselit drejt fitoreve të ndeshjeve të fundit.

Ditën e sotme skuadra kuqeblu arriti një fitore të madhe në shtëpi përballë Yverdonit me shifrat 5-0. Në këtë triumf të Baselit, sulmuesi Xherdan Shaqiri u bë protagonist.

33-vjeçari kuqezi arriti të shëojë një gol dhe asistoi plot tre herë për shokët e tij të ekipit. Këtë sezon, Shaqiri regjistron 28 paraqitje në Superligën e Zvicrës, ku ka shënuar 13 gola dhe 14 asistime.

Lajme të tjera |  “Broja është lojtar që mund t’i krijojë probleme Serbisë”, Ansi Agolli: Ndeshje delikate, do të fitojë ekipi që…

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us