VIDEO/ Shënohen 3 gola, kampionët mposhtin Dinamon e Ilir Dajës

Shkëndija dhe Dinamo janë përballur ditën e sotme në një ndeshje miqësore. Kjo sfidë u fitua nga kampionët e Maqedonisë së Veriut me rezultatin e ngushtë 2-1.

Krasniqi gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e 31-të, ndërsa Itodo Mandela barazoi shifrat në të 41-tën. Në krahun tjetër, ndeshja u vendos nga Jakupi në minutën e 66-të, i cili shënoi golin e fitores për tetovarët.

Një “sinjal” negativ për “djemtë” e Ilir Dajës në këtë fazë përgatitore. Në krahun tjetër, kuqezinjtë e Shkëndijës duken gati për Kupat e Evropës, ku më 8 korrik përballen në Champions League me uellsianët e TNS.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Do t’i besojnë merkaton, Elbasani prezanton “vizionarin” e ri të klubit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us