Austin humbi me rezultatin 5-1 në transfertën e Vankuver. Një episod që përfshiu shokët e skuadrës së Uzunit ndodhi në pjesën e parë.
Ishte minuta e tetë, kur portieri i Austin u detyrua të largojë një mi nga fusha. Stuver la portën për t’u bërë protagonist.
Asgjë nuk shkoi më pas mirë për skuadrën e Uzunit në MLS. Brajan Uajt shënoi katër gola në portën e Austin dhe Sabi një tjetër.
Rrjeta e gjetur nga Pereira në favor të Austin para fundit të takimit, pati vlerë vetëm për statistikë.
Portieri i Austin largon miun nga fusha: (VIDEO)