VIDEO/ Shqiptari çmend tifozët anglez, talenti kuqezi shënon gol drithërues

Sot është shënuar gol nga Armando Dobra në Angli. Shqiptari ka tundur rrjetën me një gol mahnitës në sfidën midis Chesterfield dhe Bromley, e cila vazhdon të luhet aktualisht.

Lojtari kuqezi e nisi titullar takimin e League Tëo të javës së 29-të. 23 vjeçari me një inkursion nga krahu i majtë dhe një goditje nga jashtë zone hapi siparin e rezultatit, i cili qëndron në shifrat 1-0. Dobra shënoi në minutën e 36-të duke vulosur fatet e pjesës së parë.

Goli spektakolar në prani të publikut vendas solli eufori të madhe në stadiumin angkez. Talenti që aktivizohet në ligën e katërt angleze me shënimin e sotëm jo vetëm po drejton skuadrën blu drejt fitores por edhe shënjon golin e 8-të sezonal.

Lajme të tjera |  U kryqëzua nga tifozët pas humbjes me Interin, reagon për herë të parë Ronald Araujo: E pranoj, dhemb shumë

Goli i Armando Dobrës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us