VIDEO/ Shumë luftë për asgjë, Teuta dhe Laçi ndajnë nga 1 pikë

Teuta 1 – 1 Laçi

Është mbyllur sfida në Durrës. Teuta ka mundur të marrë 1 pikë si vendas pas golit të mbrojtësit Jazxhi në barazimin 1-1 me kurbinasit.

Laçi dominoi pjesën e parë dhe e mbylli në avantazh pas golit të Mjakit, që mesa duket golin e ka kthyer në ‘ushqimin’ e preferuar. Martini udhëzoi të tijët dhe mundi të kthejë përmbys situatën në pjesën e dytë.

Durrsakët mund të kishin kaluar edhe në epërsi, po falë mbrojtësit shënues i cili me kokë ishte në top formë sot. Skuadra e Morieros pati dhe ajo rastet për dyfishim në pjesën e dytë, por Tafas u kthye në ‘hero’ vendimtar për Edi Martinin.

Lajme të tjera |  Nga Dinamo te Dinamo? Baton Zabërgja “çmend” dy gjigantët ballkanas

Superiore: Java 16
Stadiumi: “Niko Dovana”
Arbitër: Erjon Bylykbashi

FORMACIONET ZYRTARE:
Teuta:
 Tafas, Jazxhi, A. Marku, Kotobelli, Kruja, Beqja, Lloci, Mingo, Torraj, Nasr, Toma. Trajner: Edi Martini.
Laçi: Dajsinani, Mjaki, Kurti, Christian, Prodani, Lleshi, Manellari, Papa, Tresa, Melo, Kouame. Trajner: Françesko Moriero.

LIVE:

90+6′- Teuta dhe Laçi mbyllen në një 1-1. Dy ekipet marrin nga 1 pikë në takim shumë të luftuar.

74′- Jazxhi korrigjon shënjestrën kësaj radhe. Martini feston golin e barazimit.

58′- Nasr i frikshëm. Egjiptiani sërish pranë golit.

45′- Nis sfida përsëri në Durrës, Laçi kërkon 3 pikët e parakalimit ndaj Teutës.

45+3′- Mbyllet pjesa e parë. Laçi drejt suksesit në fushën durrsake.

Lajme të tjera |  Sisinjo dhe Roberto Kalos kanë qenë këtu”, drejtori turk për Rei Manajn: Çdo lojtar që…

45′- 3 minuta shtesë akordohen.

44′- Toma me kokë rrezikon portën e kurbinasve.

29′- Mjaki godet me të djathtën, Laçi në avantazh.

23′- Kapiteni Kotobelli nuk shënjestron mirë një goditje potente.

19′- Koffi tek e tek me Tafas, por sulmuesi i Laçit del huq.

17′- Torraj ndërhyn keq dhe ndëshkohet me karton.

14′- Melo godet me të djathtën, por nuk gjen dot portën.

12′- Mbrojtësit e Teutës gabojnë, por Koffi nuk di të përdorë rastin e të ‘dënojë’ vendasit.

3′- Jazxhi i Teutës i afrohet golin nga një goditje pranë portës.

1’ Në luftë për 3 pikët, nis sfida mes Teutës dhe Laçit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us