VIDEO/ Siguruan qëndrimin në Kategorinë e Parë, Kukësi reagon në rrjetet sociale dhe vendos objektivat e sezonit të ri

Kukësi ia doli vetëm në sfidën e “Play-Out” të siguronte mbijetesën në Kategorinë e Parë. Verilindorët mposhtën 1-0 Orikun ditën e djeshme në sfidën që u zhvillua në “Arenën e Demave”.

Një 90 minutash shumë i luftuar dhe delikat, ku në fund festuan verilindorët. Kuksianët tashmë do të luajnë sërish sezonin e ardhshëm në këtë kategori.

Klubi ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku padiksutim tregojnë një moment nga festa e ekipit pasi siguruan qëndrimin në Kategorinë e Parë. Ndërkohë shkruajnë se sezonin e ri do të luftojnë për ngjitjen në Superiore.

“Ia dolën. Shihemi sezonin tjetër ???????? Bashkë, për Superioren ⚽️????????”, shkruhet në postim.

Lajme të tjera |  Ëndërronin përsëritjen e tripletës së 2010, Interi rrezikon ta mbylle sezonin “thatë” (STATISTIKAT)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us