VIDEO/ Simone Inzaghi nuk mban dot nervat, momenti kur “shpërthen” ndaj arbitrit të 4-të

Interi u mposht mbrëmjen e djeshme nag Milani, me kuqezinjtë që triumfuan 3-0 në gjysmëfinalen e dytë, teksa me rezultat të përgjithshëm 4-1 kualifikohen për në finalen e Kupës së Italisë.

Një sfidë kjo që sigurisht ka irrituar çdo tifoz zikaltër, të cilët tashmë “lajnë duart” me një trofe. Por kjo humbje ka nervozuar edhe Simone Inzaghin.

Timonieri i Interit në një video të shpërndarë në rrjetet sociale shihet momenti kur ka “shpërthyer” ndaj gjyqtarit të 4-të, Gianluca Aurelianos. Ky i fundit po bëhej gati të jepte minutat shtesë, por Inzaghi dëgjohet t’i thotë:

“Nuk dua shtesë, eh! Mos më nervozo! Nuk dua! Nuk dua!”, moment ky që është bërë shumë viral dhe që tregon edhe mërzitjen e zikaltërve.

Lajme të tjera |  Anëtari i stafit në skuadrën e shqiptarëve u nda nga jeta ditën e sotme, mësohet se kur do të luhet sfida mes Atalantës dhe Lecces

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us