VIDEO/ Skënderbeu “dorëzohet” me një lojtar më pak, Laçi arrin të fitojë me lehtësi në Korçë

Laçi arrin të mposhtë Skënderbeun me rezultatin e pastër 2-0. Golat për ekipin kurbinas arritën t’i shënonin Bullari në pjesën e parë dhe Cordeiro në të dytën. Momenti më i keq i korçarëve ishte kartoni i kuq i Rashicës në pjesën e dytë.

Skënderbeu renditet në vendin e fundit të tabelës me 20 pikë, ndërsa Laçi në vendin e gjashtë me 27 pikë të grumbulluara.

Skënderbeu 0 – 2 Laçi (Bullari 41’, Cordeiro 86’)

86’ GOL LAÇI! Shënon William Cordeiro

78’ Vendasit kërkojnë të dalin përpara, por Laçi është mbyllur mirë

62’ Skënderbeu me një lojtar më pak, Rashica ndëshkohet me të kuq pas një ndërhyrje me takë

46’ Starton pjesa e dytë në Korçë

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Vetëm 2 milionë euro, Ernest Muçi bëhet shok ekipi me ish-in e Milan

45’ Mbyllet pjesa e parë, Laçi në avantazh

41’ GOL LAÇI! Realizon Bullari

36’ Lleshi shpërdoron një mundësi të artë, lojtari i Laçit humbet një mundësi shumë pranë portës

19’ Skënderbeu provon të dalë përpara, por nuk ka vazhdimësinë e duhur

5’ Super pritje e Alias, portieri i korçarëve ndal Manellarin me një predhë

2’ Menjëherë sapo nis sfida, portieri i Skënderbeut Marco Alia pëson një dëmtim

1′ Starton sfida në Korçë

Java e 24-t Kategoria Superiore

Stadiumi: “Skënderbeu”

FORMACIONET ZYRTARE:

Skënderbeu: Alia, Vaskez, Prençi, Rabiu, Rashica, Dumfur, Estrela, Balaj, Frenklin, Shaqe, Bismark Trajner: Ernest Gjoka

Laçi: Molla, Lleshi, Tresa, Bullari, Bibo, Manellari, Prodani, Melo, Mjaki, Opeh, Kristian Trajner:Françesko Moriero

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us