DINAMO 0-2 SKËNDERBEU
Është mbyllur takimi i fundit i vajtjes së Kupës së Shqipërisë. Skënderbeu ka bërë surprizën në Elbasan dhe ka fituar.
Korçarët sërish i kanë bërë “hatanë” Dinamos. Ashtu si në Superiore, ku para disa ditësh juglindorët i morën barazimin 1-1 dinamovitëve dhe kësaj here në Kupë bardhekuqtë nuk janë kursyer në trajtimin e “Nëndetëses”.
Klubi korçar fitoi 2-0 në “Elabsan Arena” aty ku u luajt dhe sfida për kampioant. Djemtë e Gjokës e nisën më mirë pjesën e dytë. Sulmuesi kryesor i skaudrës gjeti golin e parë falë aftësive individuale, ndërsa më pas blutë u hutuan. Goli i dytë dhe i fudnit i takimit erdhi si pasojë e gabimit të mbrojtësit brazilian që shkatoi autogol.
Skënderbeu pati dhe rast për golin e tretë, që mërziti Ernest Gjokën ngaqë nuk u konkludua. U vërejt një paarqotje supeër e Marco Alias që i mohoi golin si Dejvi Bregut nga goditjet ose rasti i faullit dhe Ardit Tolit që nuk reshtiu së godituri portën për të gjeturn golin e zbutjes së avantazhit.
Klubi nga qyteti i Korçës shkon i qetë në ndehsjen e ardhjes, ku në shtëpi do të kërkojë të mos çcojë dëm 2 golat e sotëm dhe të kalojë turin e Dinamon.
Kupa e Shqipërisë: Çerekfinale
Stadiumi: “Elbasan Arena”
Arbitër: Erjon Bylykbashi
FORMACIONET ZYRTARE:
Dinamo: Teqja, Hoxha, Zabërgja, Gudiabi, Vila, Bregu, Nani, Qefalija, Meksi, Aliji, Loran. Trajner: Ilir Daja
Skënderbeu: Alia, De Oliveira, Prençi, Merlim, Dumfur, Amadou Sabo, Janaqi, Çuçka, Zenullari, Luquinhas, Bismark. Trajner: Ernest Gjoka
LIVE:
90+4′ Mbyllet takimi i vetëm i sotëm i Kupës. Dinamo zhgënjen, ndërsa Skënderbeu feston!
71′ Toli 3 goditje drejt portës. Kërkon të bëhet protagonist
62′ Futet Toli dhe Karamba. Daja kërkon ndryshime nga skuadra që nuk po i përgjigjet.

61′ Janaqi shumë krosime. Mbrëmje e mirë për djaloshin korçar.
55′ Lorran gabon. Kroson Janaqi për Rashicën, por braziliani ndërhyn dhe e dërgon topin gabimisht në portën e tij.
Autogoli i Lorran
51′ Bismark merr një top dhe niset vetë drejt portës. Sulmuesi gjen rrugën hapur nga Aliji dhe nuk gabon të shënojë.
Goli i Bismark
45′ Nis pjesa e dytë në stadiumin e qytetit të Elbasanit. Dinamo dhe Skënderbeu duan të vazhdojnë më tej në Kupë.
45+3′ Mbyllet pjesa e parë. Dinamo dhe Skënderbeu shkojnë në dhomat e zhveshjes me 0 gola.
44′ Dëmtohet Aliji. Shkaktar Bismark.
42′ Janaqi godet 2 herë radhazi nnga jashtë zone. Lojtari bardhekuq në fillim bllokohet nga mbrojtja, pastaj e dërgon shumë larg topin.
35′ Trajneri i Dinamos thërret Goudiaby të jetë më i përqendruar.
32′ Ilir Daja i bën thirrje të tijve të luajnë poshtë sa i takon skemave.
25′ Bregu godet bukur goditjen e dënimit për të cilat shquhet. Alia i kundërpërgjigjet me super pritje dhe i mohon golin.
Rasti i Bregut
22′ Bregu godet me të majtën, Alia bën një pritje mjaft të bukur.

16′ Luquinhas ul një top mjaft bukur dhe e dërgon në zonë, por Hoxha mbyll dhe largon rrezikun.
Rasti i Luquinhas.
10′ Faull ndaj Bregut, ish-i i Skënderbeut.
Faulli në dëm të Bregut
4′ Zabërgja i afrohet golit. Prençi bllokon gjithçka.
Sulmi i Zabërgjës
2′ Bismark ndez sirenat e alarmit që në fillim të ndeshjes.
Bismark
1′ Nis sfida e fundit e takimeve të para të Kupës së Shqipërisë. Dinamo dhe Skënderbeu përplasen si në Superiore.