Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha është filmuar duke transportuar një pako me fletushka që besohet se i përkasin fushatës elektorale të Partisë Socialiste.
Aktivisti Rigels Xhemollari, i cili ka shpërndarë pamjet në rrjetet sociale, i bën thirrje SPAK-ut të hetojë këtë rast që sipas tij përbën shkelje të ligjit dhe dënohet me burg.
Denoncimi i plotë:
SPAK TE NISE HETIM PER MINISTRIN E BRENDSHEM ERVIN HOXHA
Ne shkelje flagrante Ministri i Brendshem Ervin Hoxha perdor makinen e shtetit (targa e evidentuar) dhe Garden e Republikes ne njesine nr 1 ne Tirane.
Perdorimi i Makines dhe shoqerimi i Gardes jashte orarit te punes, por ne sherbim te ministrit si kandidat per deputet i PS, me fletushka qe kane simbole te PS si numri 5 perben veper penale dhe denohet me burg.
Dorëheqja nuk duhet te diskutohet, por ky krim zgjedhor duhet te hetohet e te behet shembull per kedo zyrtar tjeter.