VIDEO/ Spektakël mes 3 golash në “Parc des Princes”, PSG mposht Arsenalin dhe shkon në finalen e UEFA Champions League pas 5 vitesh

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni të UEFA Champions League. Pas fitores një javë më parë 0-1 në transfertë përballë Arsenal, edhe mbrëmjen e sotme “djemtë” e Luis Enrique fituan 2-1 në shtëpi përballë “Topçinjve”.

Gjithçka nisi mirë për vendasit të cilët gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 27-të me Fabian Ruiz. Mesfushori spanjoll realizoi një supergol. Ndërkohë që për golin e dytë mendoi mbrojtësi maroken, Achraf Hakimi.

Në krahun tjetër, golin e vetëm për Arsenal e shënoi Bukayo Saka. Por rrjeta e tundur nga sulmuesi anglez rezultoi në fund vetëm statistikore.

Tashmë, PSG rikthehet në finalen e UEFA Champions League pas 5 vitesh. Hera e fundit që arrinin këtë gjë ishte në vitin 2020, kur u mposhtën 1-0 nga Bayern Munich.

Ndërkohë që këtë edicion, parisienët do të përballen me Inter më 31 maj. Supersfida që do të vendosë kampionin e Europës, do të zhvillohet në “Allianz Arena” në Mynih.

Lajme të tjera |  Marcus Rashford merr vendimin drastik, do transferimin me patjetër në Spanjë

Goli i Fabian Ruiz

Goli i Achraf Hakimi

Goli i Bukayo Saka

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us