VIDEO/ Sulmuesi shqiptar “BOMBER” në Europë, 18-vjeçari i shënon Liverpool

Eliot Bujupi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Stuttgart U19 po luan në shtëpi përballë Liverpool U19. Gjermanët po fitojnë momentalisht 2-1, në sfidën e vlefshme për raundin 1/16-ave të Uefa Youth League.

Bujupi ishte pikërisht ai që shënoi golin e parë për Stuttgart. Sulmuesi shqiptar e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 8-të të sfidës, duke shtangur të rinjtë e klubit të njohur anglez.

Ky është goli i 5-të për sulmuesin me origjinë nga Kosova. Kujtojmë se ai është pjesë e Stuttgart prej vitit 2017 dhe është aktivizuar me ekipet zinxhir, teksa tashmë synon skuadrën e parë.

Lajme të tjera |  Nico Williams i iku nga “duart”, Barcelona ka gati 100 milionë euro për sulmuesin e Serie A

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us