VIDEO/ Sulmuesi shqiptar “bomber” në Rumani, 27-vjeçari tund rrjetën e radhës me Dinamon

Astrit Selmani është shfaqur përsëri protagonist në Rumani me ekipin e tij Dinamo Bukuresht, në sfidën që fituan përballë Arad në transfertë. Ndeshja e vlefshme për javën e 30-të të superligës rumune përfundoi 0-2 në favor të Dinamos.

Ishte pikërisht Selmani ai që shënoi golin e dytë për të tijët për të vulosur rezultatin përfundimtar të kësaj sfide. Pas një topi të marrë nga shoku i ekipit, i vetëm përballë portierit kundërshtar 27-vjeçari nuk gaboi dhe dyfishoi shifrat në minutën e 87-të.

Kujtojmë se Selmani po kalon një sezon fantastik me Dinamon e Bukureshtit. Në 31 ndeshje të zhvilluara këtë sezon, sulmuesi shqiptar ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar në 6 të tjerë.

Lajme të tjera |  Shans i “artë” për Kristjan Asllanin, kapiteni dhe mesfushori i Interit humbasin ndeshjen e radhës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us