VIDEO/ SUPERGOL me “shije” kualifikimi, ish-i i Partizanit kalon në çerekfinale të Kupës së Turqisë

Jurgen Bardhi ka shënuar ditën e sotme golin e parë sezonal në Turqi. Ish-lojtari i Partizanit ishte vendimtar për skuadrën e tij në Kupën e Turqisë.

Në sfidën që Umraniespor fitoi 3-2 ndaj Isparta 32 Sport shënoi golin vendimtar të takimit. Bardhi gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 84-të, për t’i siguruar ekipit turk kështu kualifikimin në fazën tjetët të Kupës së turqisë, në çerekfinale.

Një supergol nga 27-vjeçari që e bën “sefte” në këtë sezon në Turqi. Në 14 ndeshje ka arritur të dhurojë edhe 2 asiste në kampionat.

Lajme të tjera |  Allegri kërkon sulmues, Igli Tare e gjen në Serie A

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us