VIDEO/ Supergoli i Locatellit nuk mjafton, Juventusi lë pikë me Romën në “Olimpico”

Ka përfunduar pa fitues përballja mes Romës dhe Juventusit me shifrat 1-1 e vlefshme për javën e 31-të të Serie A. Ekipet nuk arritën të shkojnë në më shumë se një barazim duke ndarë pikët në “Olimpico”.

Juventusi kaloi i pari në avantazh në këtë përballje pas një supergoli të Manuel Locatelli pranë fundit të pjesës së parë. Ndërsa në pjesën e dytë ishin verdhekuqtë e kryeqytetit që barazuan bardhezinjtë me golin e Shomurodov.

Megjithatë, ekipet u ndalën në barazim. Juventusi tashmë pozicionohet në vendin e 5-të me pikë të barabarta me Bolognën e vendit të katërt që ka një ndeshje për të luajtur. Ndërsa Roma renditet e shtata me tre pikë më pak se Juventusi.

Goli i Locatelli

Lajme të tjera |  Mund t’i bashkohet Kombëtares shqiptare, Anthony Caci kërkohet nga klubi i Premier League

Goli i Shomurodov

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us