Ylber Ramadani ishte heroi i Leçes, në triumfin ndaj Torinos, që u mbyll me rezultatin 1-0. Mesfushori shqiptar shënoi golin e fitores në javën e parafundit, me një predhë nga distanca, teksa nuk i mbajti dot lotët.
Në momentin e festimit të golit, Ramadani u kap nga kamera, duke shpërthyer në lot. Një moment tepër special ky për mesfushorin e Kombëtares shqiptare, i cili këtë sezon, e kishte humbur disi besimin e trajnerit Xhampaolo. Ky ishte goli i parë i Ramadanit për këtë edicion.