VIDEO/ Supergoli përballë Everton, Alejandro Garnacho fiton çmimin “Puskas” nga FIFA

Çmimin “Puskas” nga FIFA për vitin 2024, e ka fituar sulmuesi i Manchester United, Alejandro Garnacho. Futbollisti argjentinas e fitoi këtë çmim për supergolin e shënuar kundër Everton në Premier League.

Një gol mjaft i bukur me roveshatë nga një distancë tepër e largët. Ky gol është cilësuar pikërisht si më i bukuri për vitin 2024, me Garnachon që merr kështu një çmim tepër prestigjioz.

Kujtojmë që këtë sezon, argjentinasi 20-vjeçar ka luajtur 24 ndeshje. Në këto sfida të luajtura, Garnacho ia ka dalë që të shënojë 8 gola dhe të asistojë në 4 të tjerë.

Lajme të tjera |  “Po vijmë me gjysmën e forcës, pasi tjetrën…” - Batuta e Lorik Canës me gazetarin serb

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us