VIDEO/ Talenti i Juventusit po bën xhiron e rrjetit, arrin të realizojë gati nga mesi i fushës

Talenti i Juventusit Vasilije Adzic është bërë protagonist ditën e sotme në fitoren e Malit të Zi U-19 me shifrat 1-0 ndaj Polonisë U-19, e vlefshme për kualifikueset e Euro U-19.

Mesfushori 18-vjeçar kartonin e të cilit e zotëron klubi bardhezi, mori përsipër një goditje dënimi 40 metra larg portës. Me një goditje shumë të fortë dhe befasuese, Adzic ndëshkoi Poloninë duke i dhënë fitoren ekipit të tij.

Juventus i bleu shërbimet e Adzic për shifrën e 5.3 milionë eurove verën e vitit të kaluar prej Buducnost Podgorica. Këtë sezon me ekipin e parë të bardhezinjve, malazezi ka kryer 5 paraqitje.

Goli i Vasilije Adzic

Lajme të tjera |  Shans i “artë” për Kristjan Asllanin, kapiteni dhe mesfushori i Interit humbasin ndeshjen e radhës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us