Tedi Cara është shfaqur protagonist në ndeshjen e sotme, ku ekipi i tij Oleksandriya fitoi në transfertë përballë Inhulets. Sfida e vlefshme për javën e 26-të të Premier League ukrainase, përfundoi 0-1.
Ishte pikërisht ish-sulmuesi i Partizanit që tundi rrjetën për të tijët dhe u dha një fitore tepër të rëndësishme. Ishte minua e 27-të e ndeshjes, kur Cara ia doli që të shënonte gol.
Kështu, ekipi i iOleksandriya shkon në vendin e dytë të renditjes me 60 pikë, 3 më pak se Dinamo e Kievit kryesuese. Ndërsa për Carën, ky ishte goli i 3-të në Ukrainë, me kavajasin që numëron edhe 2 asiste.
Goli i Tedi Carës