VIDEO/ Tedi Cara në versionin “bomber”, ish-sulmuesi i Partizanit fantastik në Ukrainë

Tedi Cara po kalon një moment të mrekullueshëm në kampionatin ukrainas. Ish-sulmuesi i Partizanit është bërë protagonist ditën e sotme në sfidën mes Oleksandrisë dhe Veres-Rivne.

25-vjeçari shqiptar ka arritur të çojë topin drejt rrjetës dy herë në pjesën e parë të këtij takimi. Golin e parë të sfidës, Cara e shënoi në minutën e pestë të sfidës, ndërsa të dytin në minutën e 21-të.

Ndeshja e sotme e sulmuesit shqiptar është e 12-ta në kampionatin ukrainas. Në kaq paraqitje me Oleksandrinë, Cara ka arritur të shënojë 6 gola dhe tre asistime.

Lajme të tjera |  Kampionët mendojnë për Superioren, drejtuesit “piketojnë” sulmuesin e rivalëve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us