VIDEO/ Tedi Cara nuk di të ndalet në Ukrainë, gol e asist me Oleksandriya dhe tani ëndërron titullin

Tedi Cara është lojtari i momentit të Oleksandrija në Ukrainë. Ish-kapiteni i Partizanit asistoi dhe shënoi gol në fitoren e sotme përballë Polissya Zhytomyr.

3 pikë të rëndësishme që erdhën nga Cara, i cili po udhëheq Oleksandriya në luftën për titullin kampion. Aktualisht skuadra e tij ka 4 pikë më pak se Dynamo Kiev që kryeson renditjen, pas 27 javësh kampionatë.

25-vjeçari u afrua në janar te klubi ukrainas. Vetëm në tri ndeshjet e fundit ka shënuar 4 gola dhe ka asistuar një tjetër. Te Polissya Zhytomyr ndërkohë kujtojmë se luan Andri Hadroj. Ky i fundit ndërkohë nuk llogaritet te skuadra e tij.

Lajme të tjera |  Flick pas fitores në Valladolid: Kanë rëndësi pikët, Szczesny titullar të martën dhe në klasike

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us