VIDEO / Tensione te zyra e “patronazhistëve” në Tiranë! Deputetët e opozitës përplasen me ata socialistë pas denoncimit, ndërhyn policia

Tensione dhe përplasje mes socialistëve dhe një grupi demokratësh pranë gjimnazit “Petro Nini” në Tiranë, pranë një zyre që besohet se është e Partisë Socialiste.

Gjithçka ka nisur pas një denoncimi në rrjetet sociale, ku disa simpatizantë të PD-së filmuan brenda këtij ambienti disa persona që sipas tyre ishin partronazhistë socialistë, duke aluduar se po kryenin krime zgjedhore.

Në video dallohet konfrontimi, teksa ata që ndodheshin brenda zyrës largohen me shpejtësi, disa madje duke vrapuar.

Duket se pas kësaj videoje, në vend kanë shkuar përfaqësues të opozitës Tedi Blushi, Adriana Kalaja dhe Belind Këlliçi, për ta “sekuestruar” vendin si zonë krimi. Por janë konfrontuar me përfaqësuesit socialistë, ndër ta edhe deputeti Erion Braçe. Ky i fundit raportohet se ka thënë se zyra i përket grupit të tij elektoral.

Ky i fundit raportohet se është përplasur edhe me gazetaren Ambrozia Meta teksa gazetarja ka kërkuar shpjegime pse zoti Braçe dhe persona të tjerë ndodheshin në një zyrë pa sinjalistikë elektorale.

Lajme të tjera |  "E bëri gënjeshtari i gatshëm!"/ Sali Berisha konteston exit poll-in, sulmon Baton Haxhiun

Forca të shumta të Policisë janë parë në vendngjarje duke u përpjekur të qetësojnë situatën.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us