VIDEO/ Thjesht i magjishëm! Mesi shënon dy gola dhe asiston 2 herë, argjentinasi i jep fitoren e radhës Inter Majemit

Inter Majemi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme përballë Columbus Crew me shifrat 5-1. Padyshim njeriu i ndeshjes ishte Lionel Mesi i cili shkëlqeu me dy gola dhe 2 asiste.
Sfida u zhbllokua në të 13-të nga Allende falë asistit të argjentinasit dhe më pas Mesi realizoi 2 gola në të 15′ dhe 24-ën. Më pas realizuan miqtë dhe Suarez shënoi golin e katërt. “Pleshti” asistoi edhe në golin e 5-të duke vulosur triumfin e skuadrës së tij.

Pas kësaj ndeshje, Inter Majemi ngjitet në vendin e tretë me 29 pikë.

Lajme të tjera |  “Broja është lojtar që mund t’i krijojë probleme Serbisë”, Ansi Agolli: Ndeshje delikate, do të fitojë ekipi që…

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us