VIDEO/ Tirana dhe Elbasani ‘kënaqen’ me 1 pikë, Gentian Selmani shpëton bardheblutë në ‘frymën e fundit’

Ka përfunduar supersfida mes Tiranës dhe Elbasanit e vlefshme për javën e 5-të të “Abissnet Superiore”. Kjo ndeshje e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, ka përfunduar 1-1.

Si fillim ishte Tirana që kaloi në avantazh me anë të Kolës në minutën e 22-të. Por kundërpërgjigja e Elbasanit nuk vonoi, me Ze Gomes që barazoi shifrat vetëm 2 minuta më vonë. Në pjesën e dytë rastet nuk munguan, por rezultati mbeti 1-1.

Me këtë barazim, Tirana mbetet në vendin e shtatë me 5 pikë. Në krahun tjetër, Elbasani me 8 pikë të grumbulluara shkon në vendin e 3-të, me 2 pikë më pak se Vllaznia kryesuese dhe Egnatia.

Golat e ndeshjes:

Penalltia e humbur nga Musta:

Lajme të tjera |  “Interi më me përvojë se ne”, Luis Enrique i bindur: Paris Saint-Germain e meriton trofeun

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us