VIDEO/ Tjetër “shuplakë” e fortë për Milanin, Torino i mposht pak ditë pas eliminimit në Champions

Pas eliminimit nga Champions League katër ditë më parë, Milani ka marrë një tjetër disfatë të rëndë. Kuqezinjtë kanë pësuar një humbje ndaj Torinos në transfertë me shifrat 2-1.

“Granatat” kaluan të parët në avantazh falë një autogoli të Malick Thiaw, ndërsa Milani barazoi në të 74-ën minutë me Reijnders. Megjithatë vendasit kaluan sërish në epërsi falë golit të Gineitis.

Tashmë zona Champions për Milanin largohet me 6 pikë, me kuqezinjtë që gjenden në vendin e 7-të. Ndërsa Torino ngjitet në vendin e 11-të.

Goli i dytë i Torinos

Lajme të tjera |  Ançeloti në “fije të perit” pas katër vitesh, sot rrezikon shkarkimin nga Real Madrid

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us