Egnatia 2 – 2 Dinamo (Guindo 47’, Bakayoko 90+5’ / Mandela 17’, 61’)
Dinamo është shpallur kampion i Kupës së Shqipërisë pas plot 22 vitesh pritje. Skuadra kryeqytetase arriti të triumfojë sot në “Elbasan Arena” përballë Egnatias falë goditjeve të penallitve, duke u treguar më të saktë se rrogozhinasit.
Ndërsa koha e rregullt e takimit përfundoi në barazim 2-2. Itodo Mandela arriti të shënojë dy herë për Dinamon në kohën e rregullt, ndërsa Egnatia barazoi dy herë falë Guindos dhe Bakayokos.
90+5’ GOL EGNATIA! Realizon Bakayoko
61’ GOL DINAMO! Shënon Itodo
46’ Nis pjesa e dytë
45+2’ GOL EGNATIA! Realizon Guindo
17’ GOL DINAMO! Shënon Mandela
15’ Nani shpërdoron mundësinë më të mirë të takimit
1’ Starton finalja e Kupës së Shqipërisë
FORMACIONET ZYRTARE:
EGNATIA: Dajsinani, Xhemajli, Sota, Aliyev, Fangaj, Aleksi, Zejnullai, Fernando, Ujka, Lushkja, Guindo. Trajner: Edlir Tetova.
DINAMO: Teqja, Hoxha, Aliji, Lorran, Meksi, Qefalija, Karamba, Nani, Zabërgja, Vila, Mandela. Trajner: Ilir Daja.
Kupa e Shqipërisë: Finale
Stadiumi: “Elbasan Arena”
Arbitër: Eldorjan Hamiti