Struga dhe Gostivari ditën e djeshme nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 mes tyre, takim i vlefshëm për javën e 28-të të kampionatit në Maqedoninë e Veriut. Një sfidë e cila sigurisht nuk kaloi pa përplasje.
Futbollistët e skuadrës shqiptare nuk e pritën mirë barazimin dhe pas sfidës u përplasën me forcat e policisë. Nga kjo situatë pati të arrestuar, po 3 futbollistë dhe një pjesëtarë i stafit të Gostivarit janë shoqëruar në rajonin e policisë në Strugë.
Për këtë situatë klubi ka reaguar në rrjetet sociale, ku kërkon që sa më shpejt të lirohen të arrestuarit. Ndër të tjera bën të ditur se futbollistët dhe pjesëtari i tyre i stafit nuk po lejohen as të takojnë familjarët e tyre.
“Në rajonin e Strugës për pesë orë janë ndaluar tre futbollistët tanë dhe një nga stafi. Ata nuk lejohen të shohin bashkëshortet apo shokët e skuadrës. Drejtuesit e skuadrës dhe drejtori ynë sportiv prej orëve të tëra presin në të ftohtë para komisariatit për të marrë lajme nga lojtarët”, shkruhet në postimin e Gostivarit.